TIRANË– Mbrëmjen e së hënës Egli Tako dhe Gjesti kanë darkuar sëbashku. Gjatë këtij momenti vetëm për vetëm ata kanë sqaruar problematikat për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.
“U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru.”- përsëriti kështu Egli fjalët e Gjestit.
Kujtojmë ndërkohë se Gjesti ka deklaruar disa herë se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike./Radar.al
Nuredin Dumani zbulon se kush ia prezantoi Shefin e Krimeve në Elbasan


