TIRANË-Në finalene shumëpritur të “Big Brother VIP Albania 5” u shpall fituese Selin Bollati. Ndërkohë menjëherë pas mbylljes së spektaklit, kanë nisur reagime të forta, ku në qendër të vëmendjes është vendosur ish-finalisti Rogerti.
Ky i fundit, i cili u eliminua i pari nga katër finalistët, është shfaqur dukshëm i zhgënjyer nga rezultati.
Burime pranë produksionit tregojnë se ai u largua nga studioja në gjendje të rënduar emocionale, pa qëndruar gjatë për të ndjekur momentet e fundit të finales. E njëjta atmosferë tensioni është reflektuar edhe tek mbështetësit e tij, të cilët prisnin një rezultat ndryshe. Mungesa e Rogertit në festën zyrtare pas finales vetëm sa shtoi dyshimet për një pakënaqësi më të thellë.
Ndryshe nga ish-banorët e tjerë, ai zgjodhi të mos jetë pjesë e celebrimit, duke u distancuar plotësisht nga atmosfera festive.
Pak orë më vonë, ai u shfaq në rrjetet sociale në shoqërinë e reperit Don Phenom, i cili e quajti publikisht “fituesin e vërtetë”. Por vëmendjen më të madhe e mori vetë deklarata e Rogertit, që ndezi debat online.
“Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë.”- u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se pas rezultatit mund të fshihen interesa të tjera./Radar.al

