Ditën e sotme u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë shqiptari Ilia Ndoka, 50-vjeçari, i cili konludon anëtar i bandës së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
50-vjeçari u arrestua në Itali në kuadër të megaoperacionit nga SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale.
Në mesin e tyre ishte dhe grupi i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.
Kujtojmë se Ilia Ndoka ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ilia Ndoka u arrestua rreth nje vit me pare ne Itali bashkë dhe Arian Tukun, dhëndrin e ish-deputetit, Arben Ndoka.