Site icon Informohu siç duhet

U dhunua brutalisht/ Flet Medi Iseni: Më futën njerëz të tërheq denoncimet. Stresi servil i Noizyt, më ngriti kurth

Noizy (Rigels Rajku); Medi Iseni; Stresi (Arkimed Lushaj)

TIRANË– Personazhi i TikTok-ut, Medi Iseni i cili u dhunua brutalisht nga Noizy dhe 7 shokët e tij në Pejë të Kosovës, ka dhënë një intervistë ditën e sotme për Top Channel.

Ai ka treguar se çfarë ka ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar brutalisht, së bashku me kunatin e tij.

Sipas Isenit ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si, Stresi, personi që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të lënë pas zënkat e për t’u pajtuar.

Vlen të theksohet se një natë më parë, sa i përket kësaj ngjarje Rigels Rajku dhe Dj Bahtjar Bajraktari, janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ndërsa në kërkim është shpallur edhe Stresi.

Medi Iseni rrëfen se është Stresi ai që ka thurur planin për ta dhunuar, ndërsa deklaron se Noizy e ka grushtuar disa herë, pasi ishte dhunuar më parë nga grupi i tij. Sipas tij, Stresi nuk e ka dhunuar, por ka “e ka nxjerrë në pritë”.

Më tej ai ka treguar se konflikti me Noizyn ka nisur disa muaj më parë në Zvicër, ku përmend edhe Kleviol Ahmetajn, për të cilin thotë se njerëz të Noizyt i kanë ofruar para që ai ta nxirrte në pritë tek ta.

Në bisedën telefonike me redaksinë e Top Channel, Medi Iseni shprehet se është dhunuar me doreza hekuri dhe konfirmon se Stresi ka pasur armë zjarri me vete.

Gjithashtu ka treguar edhe për bisedën që ka zhvilluar me Stresin pak para se të futej në klub, i cili e siguron se nuk do t’i ndodhë gjë, nënvizon në të njëjtën kohë se siguri i ka dhënë edhe babai i Stresit, Sali Lushaj.

Ai thotë se çështjen do t’ia lejë drejtësisë dhe se nuk do t’i tërheqë denoncimet që ka bërë ndaj tyre.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ka ndodhur atë natë, dhe kush ju ka sulmuar?

Iseni: Mua ma ka nisur ftesën Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. I thash nuk dua të futem aty dhe të kem ndonjë problem, ndërsa ai tha që është çdo gjë në rregull, ‘e kam rregulluan me Zinin, hajde pimë nga një gotë dhe zgjate dorën’. Ndërsa tani Stresi ndërron version. Kjo nuk është burrni por është pritë e ‘bespremve’. Atë natë, Stresi ka larguan çunat nga backstage dhe më ka ulur mua në tavolinë dhe kunatin tim. Sa jemi ul pas maksimumi dy minuta, janë futur nja 10 çuna të tjerë të Noizyt, DJ i Noizyt, Arkimedi i ka filmu, dhe Noizy më ka ra me grushta. Më kanë ra me boksa hekuri. Më kanë nxjerrë në pritë dhe më kanë prerë në besë për të më rrahur keq.

Ju ka sulmuar fizikisht Stresi dhe Noizy?

Iseni: Stresi jo, ka bërë incizimin, ndërsa Noizy më ka ra fuqishëm disa grushte në fund. Tani ata e ndërrojnë versionin për popullin, se kanë dalë si ‘besprema’.

I keni pamjet e sherrit?

Iseni: Policia i ka marrë pamjet, por unë e di vetë që më ka ra Noizy se kjo punë ka qenë për Noizyn dhe jo për çunat e tjerë. Arkemdi ka bërë videon dhe e ka postuar më pas në rrjetet social. Më preu në besë më tha ‘pa merak se kam fol me Zinin, dhe e mbyllim këtë punë’. Unë nuk kam shkuar për probleme aty.

Si ka nisur konflikti me Noizyn?

Iseni: Kur ka qenë Klevio në Zvicër, para 6 muajsh, ka ardhur policia dhe më ka thënë që mos ‘tentoni t’i bëni ndonjë gjë Noizyt’, unë u kam thënë se ‘s’kam punë me të’… vetëm se Klevio ishte në Zvicër dhe fliste për gjonat e veta. Pas dy tre ditësh më kanë ofru 30-40 mijë euro, dhe e rrisnin çmimin, që t’u nxirrja Klevion në pritë, por unë kurrë nuk e kam bërë. Shokë të Noizyt më kanë ofru lekë, Noizy ka nis servilat për me më dhënë lekë. Këta janë mësuar për të nxjerrë njerëzit në pritë. Ata flasin për drejtësi kur këta të dy, Stresi dhe Noizy, më parë janë sharë, e tani bëhen shokë.

Natën që Noizy ka qenë duke performuar, ju keni shkuar për të sheshuar problematikat që kishin lindur?

Iseni:Unë isha në makinë, kur e marr Sali Lushën dhe i them se do rri sa më larg atyre, që të mos ndodhë ndonjë problem, ‘jo mos ki merak se është dhe Gani Geci aty’. Pastaj kur futem brenda Arkimedi më thotë këto gjëra. Pasi përfundoi koncertin Stresi, dhe u fut Noizy, Stresi më ka thirr hajde futu tani brenda në backstage.

Kanë qenë të armatosur? Armë zjarri apo vetëm armë të ftohta?

Iseni: Armë zjarri ka pasur Arkimed Lushaj se ai e mban me vete gjithë kohës, kurse Noizy ishte pa bluzë, dhe kur isha i çarë në fytyrë më ka sulmuar Noizy me 4-5 grushta fuqishëm në fytyrë. Ai mund të thotë shumë gjëra për ofendime… por dhe ai më ka provokuar kur ka qenë në Zvicër.

Si e komentoni arrestimin e Noizy dhe Dj të tij?

Iseni: Ia lëmë drejtësisë, kështu që… ata më kanë sulmuar mua. Unë mund edhe të kisha vdekur

Keni pasur komunikim me ndonjë të afërm të tyre pas sherrit?

Iseni: Po, nuk mund t’i përmend emrat se janë të njohur, më kanë kontaktuar për të heq denoncimet dhe të bëjmë paqe. Por ne nuk e kemi hequr denoncimin sepse nuk jam vetëm unë i lënduar, por edhe kunati im. Jam i dëmtuar në fytyrë, pas kokë në brinjë. Kështuqë si e kanë bërë veten kështu e kanë merituar dhe arrestimin. Se nëse do të kishin qenë burra tamam të kishin thënë që dua të takohem dhe ta marr hakun, dhe unë isha i përgatitur dhe shkoja me çuna, por ata më kanë prerë në besë dhe më kanë rrahur në mënyrë brutale.

Ndiheni i kërcënuar?

Iseni: Normal se Arkimedi del çdo ditë dhe flet budalliqe. Gjithë këto gjera i ka planifikuar ai, është servil i Noizy-t.

Të enjten e 1 Gushtit rreth orës 03:00 të mëngjesit, në një klub nate në Pejë të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku reperi Noizy (Rigels Rajku), sëbashku me 7 shokë të tij kanë dhunuar brutalisht nje personazh TikTok-u nga Kosova, i njohur si Medi Iseni. Pasi ky i fundit u dërgua në spital dhe ka arritur të dalë nga gjendja e rënduar shëndetësore ka rrëfyer se kjo ngjarje, ka ndodhur për shkak se këngëtari shqiptar Stresi, (Arkimed Lushaj) mik i tij, e ka nxjerrë në prit. Ndërsa ka treguar se Stresi e kishte thirrur vetë për ta takuar me Noizyn e për t’i pajtuar të dy si mik i përbashkët që ishte, ai e ka tradhtuar.  Kujtojmë se edhe dy vite më parë ishin përfshirë në një konflikt. Tashmë Noizy është shpallur në kërkim nga policia, por sipas reagimit të fundit që bëri në Instagram, ai thotë se nuk ka gisht në ngjarjen e 1 Gushtit në Pejë.

Exit mobile version