Ditën e sotme është zbardhur dëshmia e Dodë Gjokës, 35-vjeçarit i cili ditën e djeshme u mor peng nga tre të rinj të cilët pasi e dhunuan e lanë të lirë.
Burimet bëjnë me dije se Gjoka para uniformave blu ka pohuar konfliktin e çastit me 3 persona, por pa dhënë detaje të mëtejshme që lidhen me sherrin me të rinjtë që e rrëmbyen.
“Kam pasur një konflikt të çastit me tre persona, por më shumë nuk mund të flas”, ka thënë Dod Gjoka.
Kujtojmë se pengmarrja e Gjokës ndodhi ditën e djeshme në Lezhë, rreth orës 14:10, në vendparkimin e makinave të një lokali në rrugën Lezhë-Milot.
Më tej thuhet se uniformat blu kanë arritur të identifikojnë autorët e ngjarjes dhe po vijojnë punën për arrestimin e tyre.