Më 7 qershor të 1999, ndodhi një nga ekzekutimet më gjakftohta në Esen të Gjermanisë.
Bëhet fjalë për dy shqiptarët, Altan B. dhe Alban M. të cilët u nxorën në pritë dhe u vranë.
Dyshja e lartpërmendur mësohet se para se të ekzekutoheshin nga atentati i mirëorganizuar, punonin si shpërndarës droge.
Ndonëse hetimet rreth ngjarjes kanë qenë të shumta, edhe pse pas dy dekadash asgjë e re nuk është zbuluar.
Së fundmi u mësua se dy detektivë në pension vendosën që të rihapin dosjen e tyre.
Detlef Buettner dhe Michael Detscher po bashkëpunojnë me një gazetar të ZDF për të arritur kështu zbardhjen e hetimeve për një krim që nuk e zbardhën dot një ekip prej 20 hetuesh në atë kohë.
Në lidhje me këtë ngjarje, ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët pas pak kohësh u liruan. Mirëpo nga frika e hakmarrjes asnjëri prej tyre nuk guxoi të thoshte diçka që mund të hidhte dritë mbi ngjarjen.
Detektivët Buettner dhe Detscher vijojnë me shpresën se dhe pse pas kaq shumë vitesh, ata mund të gjejnë dikë që mund të flasë.
Megjithatë së fundmi disa të dhëna kanë dalë në dritë.
Referuar hetimeve të bëra mendohet se vrasja e dy shqiptarëve përkon me hakmarrje nga bosi i një bande shqiptare të drogës.
Thuhet se teksa bosi ndodhej pas hekurave, mësoi se një prej dy viktimave kishte patur marrëdhënie intime me gruan e tij. Jo vetëm kaq, por ata kishin nisur të zhvatin para prej tij.
Ndaj kjo e shtyu atë që të urhdëronte vrasjen e tyre.
Altan B. dhe Alban M. dolën në pritë pa e ditur se çfarë i priste. Ata u qëlluan nga afër nga dy persona. Një i tretë i priste në makinënë mënyrë që të kishin mundësinë të zhdukeshin menjëherë pas ekzekutimit.
Një nga viktimat u gjet me çelësat e makinës në dorë.
Dy detektivët dhe gazetari kanë apeluar për ndihmë, duke ofruar një numër ku personat që mund të kenë informacion në lidhje me këtë ngjarje, janë të lirë të kontakojnë me ta.
Ata besojnë se grupi kriminal i asaj kohe nuk luan më ndonjë rol në skenën kriminale të drogës në Esen./ Marrë nga presseportal.de