Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U dashurua me emigrantin shqiptar e solli copëza nga Firenze në Tiranë. Si ndryshoi jeta e Niclës në Shqipëri

    August 12, 2025
    U dashurua me emigrantin shqiptar e solli copëza nga Firenze në Tiranë. Si ndryshoi jeta e Niclës në Shqipëri

    Nga Eriselda Mikeli

    Shtetasja italiane, Nicla, tashmë e njohur në rrjet për hapjen e biznesit të saj në ditët e para përvëluese të korrikut, nuk solli vetëm shije të reja të schiacciaterive në Tiranë, por dhe copëza nga Firenze.

    Pas 20 viteve jetë mes Italisë dhe Shqipërisë, në periudhën e pandemisë Nicla nuk e kishte të vështirë të zgjidhte këtë të fundit. E dashuruar me një shqiptar, jeta e saj në një vend jo dhe aq të panjohur për të, nuk ishte aq e komplikuar.

    Ndër vite Nicla kuptoi se kurioziteti dhe nepsi i shqiptarëve për të provuar produkte të reja ishin ndër arsyet e para që e bënë atë të themelonte pikën e parë të schiacciaterive toskane, në rrugën “Vaso Pasho”.

    Teksa këmbët të dërgojnë në vendndodhjen e saktë të dyqanit i quajtur “Il Giglio Tirana”, që në logon e tij vërehet se e bardha ka mbërthyer të gjithë schiacciaterinë.

    Me anë të një vështrimi sipërfaqësor të stemës së “Il Giglios”, arrin të kuptosh se dyqani në fjalë përfaqëson zambakun. Por jo vetëm kaq! “Il Giglio” është simboli që përfaqëson Firenzen.

    Për të kuptuar më mirë peshën e “Il Giglios” që ajo mbart në zemrën e saj, e reja italiane bën një krahasim të tij me shqiponjën që përfaqëson Shqipërinë.

    “Il Giglio është shtëpia ime. Kjo është stema e Firenzes, siç është shqiponja për shqiptarët. Aty unë u linda, u rrita dhe u dashurova. U largova nga atje por pa e lënë në harresë. Firenzen e mora me vete në Shqipëri” shprehet Nicla plot emocione teksa shpjegon se dyqani i saj të bën të ndihesh si në vendlindjen e saj.
    Një ide biznesi përmes së cilit, Nicla pretendon se do të prekë majat e suksesit.

    Mirëpo veçantia e schaicciaterisë toskane e cila, italianja mendon se do ia lehtësojë asaj për të hapur të tjera schiacciateri nëpër Shqipëri, qëndron në disa pika. Që nga menuja e cila na njeh me produktet italiane që mbartin emra të lidhura ngushtësisht me historinë e Firenzes e gjer te plotësimi i kushteve maksimale të punës për njerëzit që do zgjedhin Niclën, jo vetëm si pronare por dhe kolegen e tyre. Për të mos lënë në hije dhe fotot e realizuara ndër vite, të cilat me ose pa dëshirë do i shikosh menjëherë sapo kalo pragun e derës së “Il Giglios”.

    Disa foto të varura rresht në murin e bardhë të “Il Giglios”, të cilat shfaqin pjesë të ndryshme të qytetit të Firenzes, që sapo i shikon, të japin një nostalgji. Një shtetasi shqiptar mund t’i kujtojë ndonjë lagje të vjetër të Shqipërisë për shkak të ngjashmërisë “së frikshme” me disa zona italiane. Ndërsa syri i një shtetasi Italian e kupton menjëherë që ato flasin flasin rreth historisë italiane ndër vite.

    “Është sakirificë të hapësh një biznes tëndin. Do përkushtim maksimal. E unë them se dhe kur të arrij suksesin që synoj, asnjëherë nuk do e lë punën në dorë të dikujt tjetër. Do të kem menaxher dhe stafin e nevoojshëm, por unë do të jem prezente dhe vetë, Jo vetëm fizikisht, por në punë duke punuar. Kam vënë re se këtu në Shqipëri pronari mban një qëndrim shumë të ngurtë ndaj punëtorëve, do vetëm të japë urdhëra. Ndërsa ne në Itali nuk jemi kështu. Madje kemi një shprehje: Nëse ti e bën punën siç do vetë do të të paguaj si dua unë. Ama nëse ti punon siç dua unë ke të drejtë të më kërkosh sa do ti në fund të muajt” shton më tej shtetasja italiane që çdokush do donte ta kishte eprore.

    Madje dhe vetë ajo shprehet se marrëdhënia, raporti që do të ruajë me stafin e saj do të jetë një tjetër pikë që do i rrisë vlerat biznesit të saj.

    E vetëdijshme se nëpër Shqipëri gjenden lehtësisht biznese të këtij lloji, që tregtojnë produkte italiane, 39-vjeçarja i mëshon sërish faktit se schiacciateritë që ajo bën nuk i prodhon asnjeri deri më tani. Të pakën jo në këtë vend.
    Idea për hapjen e një biznesi që do të ishte risi në një vend tjetër, erdhi duke marrë si shembull guximshmërinë e një të riu nga Firenze, që ajo e përmend thjesht si një mik të sajin, pa zbuluar detaje rreth tij. Ishte pikërisht bashkëkombësi i saj ai që bëri bujë me hapjen e schiacciaterive të tilla, në vende të ndryshme të Europës, duke lënë në harresë Shqipërinë. Kjo ishte indicia e Niclës për të marrë iniciativën që të bëhej biznesmene në vendin e vogël ballkanik. Ndërsa thekson se recetën e 20 llojeve të ndryshme të schiacciaterive toskane i ka vetëm ajo, pasi kjo deri diku ishte çështje fati.

    “Gjyshi im ka qenë i punësuar në një nga restorantet më të vjetra të Firenzes dhe ndër vite u bë kuzhinieri më i kërkuar. Gatimet e tij ishin mjaft të shijshme dhe të kërkuara në vend. Një ndër ta ishin dhe schiacciateritë. Pak para se të ndërronte jetë, vendosi që recetën e tyre ta mbaja unë.“-sqaron më tej Nicla.
    E diplomuar për ekonomi në nivelin parauniveristar, Nicla të befason me sinqeritetin e saj teksa thotë: E urrej ekonominë, madje dhe shifrat!

    Duke e cilësuar veten si një femër modeste, të cilën e plotëson mirësia dhe qetësia e saj në një periudhë zhurmuese, italianja nga Firenze thekson se zgjedhja për të ndjekur pasionin e saj në kuzhinë, ka qenë hapi më i mirë në jetën e saj.
    Motivi për të ecur përpara mbase dhe pa një diplomë universitare në duar është me padyshim familja, por pak më shumë shoku i saj i jetës, shqiptari që nuk ia lëshoi dorën kurrë.
    Sfidat dhe sprovat e shumta të jetës, madje të njëpasnjëshme, e forcuan më shumë marrëdhënien e tyre. Të dashuruar prej 25 vitesh së bashku, deri më sot, fati u kishte rezervuar shijmin e dy shtatzënive që do të sillnin një boshllëk i cili u plotësua nga dashuria ndaj njëri-tjetrit. Sapo një krijesë e re formohej në barkun e saj, komplikacionet shëndetësore i merrnin jetën. Njëjtë ndodhi me të dy fëmijët, për të cilët nuk kishte rrugë tjetër përveç abortimit.

    “Të dyja shtatzënitë ishin periudha më e errët e jetës sonë, por që na mësuan shumë. Pas 2 abortimeve të cilat hidhëruan të dyja familjet tona, por më shumë Tanin, burrin tim, m’u desh që të pastroja mitrën. Do të bëja një operacion që zgjaste gjysmë ore, por unë ndejta në sallë 1 orë e gjysmë. Më kishin pushuar të gjitha organet përveç trurit dhe zemrës. Të gjithë mendonin se nuk do ia dilja dot” sjell në kujtesë Nicla. Teksa mundohet që, në vend të lotëve që mund të rridhnin nga momenti në moment, të japë një buzëqeshje të ngrohtë si për të dashur të tregojë që “ia hodha paq”.

    E dashuruar prej vitesh me Shqipërinë e njerëzit e saj, italianja nga Firenze na zbulon se rrugëtimi i saj drejt vendit tonë ka qenë goxha i gjatë. Pasi në 2002, e gjithë qenia e saj, siç e përmend dhe vetë ajo, u shkri përballë shqiptarit me sy larosh e simpatik, Tanit, i cili asokohe ishte emigrant në vendlindjen e saj, udhëtimet drejt Shqipërisë u shpeshtuan. Nga disa ditë udhëtime për t’u çlodhur në Fier (te të afërmit e Tanit të saj të zemrës i cili në 2005 u bë zyrtarisht partneri i saj), Shqipëria u bë destinacioni i fundit për ta.

    Në vitin 2020, atëherë kur bota u izolua pas përhapjes së covid-19, Nicla vendosi që pjesën e mbetur të jetës ta kalojë në Shqipërinë e vogël. Pasi punoi për rreth 3 vite online, për një kompani italiane të cilën ajo e krahason me Megatek, me përkrahjen e shqiptarit që i vodhi zemrën, vendosi hapjen e biznesit në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit shqiptar.

    Edhe pse Niclën mund ta gjejmë nga ora 5 e mëngjesit e gjer në 12 të mbrëmjes, të përkushtuar duke përgatitur brumin për schiacciatat toskane, të trondit paksa fakti që ajo e urren të përgatisë një byrek tradicional shqiptar me peta të gatuara vetë. Kjo, për shkak të mungesës së durimit për të hapur hapur petat në mënyrën tipike shqiptare.

    Eriselda Mikeli Firenze Il Giglio Nicla schiacciaterive
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    January 23, 2026

    Gjermani-Itali: Merz shpreson tek pragmatizmi i Melonit

    January 23, 2026

    Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.