I riu 23-vjeçar me shtetësi shqiptare, i diagnostikuar me spektër autizmi ndërroi jetë brenda makinës së prindërve të tij në Amarinthos të Evias, Greqi.
Sipas hetimeve të kryera dyshohet se djali kishte qëndruar nën temperatura të larta në ambjentin e makinës.
Sipas burimeve makina ka qenë e parkuar jashtë banesës dhe e pasiguruar.
Djali është gjetur nga dy prindërit e tij Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeçe nga Durrësi.
Skerdi Elezi, 23 vjeç është transportuar në spital rreth orës 12:00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia greke ka kryer arrestimin dy prindërve, Petrit e Vezire Elezi.
Prindërit janë arrestuar me akuzën se kanë lënë të pafuqishëm djalin e tyre, që vuante nga një çrregullim neuropsikologjik, konkretisht autizëm – prapambetje mendore, me pasojë vdekjen.
Nga ana policore është urdhëruar kryerja e autopsisë së viktimës.


