Site icon Informohu siç duhet

U bë njerkë për ta/ Rudina Dembacaj flet për raportin me fëmijët e Markut: Ishin kundër meje, sot ajo është sot një nga njerëzit…

U bë njerkë për ta/ Rudina Dembacaj flet për raportin me fëmijët e Markut: Ishin kundër meje, sot ajo është sot një nga njerëzit…

Rudina Dembacaj me familjen e saj

TIRANË– Në emisionin Goca dhe Gra është folur edhe për marrëdhëniet në çift e sidomos për marrëdhënie të tilla si ajo e Rudina Dembacajt, e cila është martuar me një burrë i cili kishte fëmijë nga një tjetër martesë, sikurse edhe vet aktorja.

Rudina ka treguar se sigurisht pasi ka zyrtarizuar lidhjen me Mark Frrokun, e ka nisur të jetojë me të, fëmijët e tij nuk e kanë pranuar menjëherë këtë marrëdhënie.

Egla Ceno: Mund të bëj një pyetje, së prapthi në lidhje me fëmijët e burrit?

Rudina Dembacaj: Po

Egla: Nëse ata do ishin kundër teje?

Rudina Dembacaj: Kanë qenë kundër meje.

Egla: Më fal ta mbaroj. Pyetja që na bëhet është. Ngela shtatzënë pa dashje dhe a do më rregullojë apo jo. Nëse fëmijët e burrit tat do ishin do ishin kundër teje, a do e kishin pushtetin për ta prishur këtë marrëdhënie, ashtu siç ndoshta e kanë për ta rregulluar një marrëdhënie me burrin?

Rudina Dembacaj: Jo të gjithë fëmijët e tim shoqi kanë qenë dakord. E madhja e përjetoi ndryshe patjetër sepse kishte të bënte me gjërat e saja familjare, sepse ishte më e madhja nuk ka sesi ta pranojë direkt. Ajo është sot një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës time. Por unë u përshtata në atë marrëdhënie, sepse mesa duket ka shumë dashuri dhe kjo ja vlen.

NGA MINUTA 06:00

Exit mobile version