Nga mega-operacioni antidrogë i zhvilluar para dy ditësh nga bashkëpunimi Shqipëri-Itali u dhanë gjithsej 52 urdhër arreste.
Në mesin e tyre masë sigurie u caktua edhe ndaj avokatit Armand Tragaj në Durrës.
Tragaj ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës.
Në lidhje me këtë situatë, avokati Tragaj sot foli para Gjykatës së Posaçme, ku edhe ka shfuqizimin e kësaj mase.
Kërkesa e tij u bë me argumentin se vijimi i masës së sigurisë do rëndonte situatën e tij familjare.
“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me dy prindër të smurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijën e vogël. Dhe për këtë fakt kërkoj të jem pranë familjes”, ka thënë avokati Tragaj para GJKKO-së, ku u zhvillua seanca për rikonfirmimin e masave të sigurisë për të përfshirët në grupe kriminale.
LEXO EDHE:
Dosja Ura/ Italiani “mrekullohej” nga dr*ga e shqiptarëve: Oho nëna ime, çfarë kokaine
“Nuk ta fal që…”/ Egli konfirmon ndarjen nga Gjesti? Video që bën bujë në rrjet


