Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    Aksident i rëndë në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar

    Aksion 15-ditor për sigurinë në vendet e punës në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U arrestua për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

    October 13, 2025
    Dritan Shkëmbi

    TIRANË– Këtë të hënë të 13 Tetorit, pritet ekstradimi nga Dubai në Shqipëri i shtetasit, Amar alias Dritan Shkëmbi, i arrestuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoji.

    Tre vite më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    Amar alias Dritan Shkëmbi akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Njoftimi i plotë:

    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkembi.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Pas mbërritjes së këtij shtetasi do të ketë një njoftim të plotë për median. Policia e Shtetit bëri me dije ne shkurt 2023 se Amar (Dritan) Shkëmbi, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, është arrestuar në Dubai. Operacioni për arrestimin e tij u krye  nga Policia e Shtetit, SPAK-u dhe Interpol Abu Dhabi, në koordinim nga Qendra e Interpolit në Lyon të Francës. Bëhet me dije se GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

    Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Arjan Ndoj, me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili qarkullonte me automjet, së bashku me 2 shtetas të tjerë. Si pasojë e të shtënave është plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi Andi Maloku, (shoferi i prokurorit) dhe ka mbetur i plagosur prokurori. Kështu tha policia dje, duke shtuar se arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të vendit tonë. Ndonëse Dubai është kthyer në “parajsën” që strehon shqiptarët me rekorde kriminale, ende nuk bëhet me dije se si mund të realizohet ekstradimi i këtij të shumëkërkuari, emri i të cilit në fakt është i njohur prej shumë vitesh në vendin tonë.

    ORGANIZATA KRIMINALE

    39-vjeçari u shpall në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës, në janar të këtij viti ku u arrestua për të njëjtën dosje edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Deçka, Endrit Sinani, dhe Juljan Pjetri. Ndërkohë, Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja dhe Julian Meçe janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentatit. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi” si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku. Pista kryesore e hetimeve është se objektiv i atentatit, ishte Aleksandër Laho, ndaj të cilit personat e dyshuar po organizonte një sulm të dytë. Ky fakt ka dalë nga përgjimet e kryera prej SPAK që firmosi më pas edhe urdhër-arrestet ndaj tyre. Sipas prokurorisë, e gjithë përplasja mes dy grupeve ka ardhur si pasojë e konflikteve për pronat në bregdet./Radar.al

    Arjan Ndoji Dritan Shkëmbi Dubai
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    April 16, 2026

    Aksident i rëndë në Itali/ Kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, vdes shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar

    April 16, 2026

    Aksion 15-ditor për sigurinë në vendet e punës në Kosovë

    April 16, 2026

    Epilogu i konfliktit në Iran “do të vendoset nga ajo se kush duron më shumë”

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.