Site icon Informohu siç duhet

“U arrestua me urdhër…”/ Një vit nga burgosja e Ilir Metës, Blushi: Mezi presim përballjen dhe çmontimin e farsës

TIRANË– Sot është bërë plot 1 vit nga arrestimi i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot për njëvjetorin e arrestimit të Kreut të PL-së, duke e cilësuar një akt të pastër politik dhe me prova të montuara.

Sipas tij arrestimi jo vetëm ishte rrëmbim, por se u bë me urdhër nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“Një vit nga rrëmbimi kriminal i Ilir Metës, liderit patriot dhe burrit të shtetit me vizion!

Sot, më shumë se kurrë, ai qëndron si simbol i gjallë dhe frymëzues i Lirisë, Demokracisë, Qëndresës dhe Rezistencës ndaj së keqes dhe Narkoshtetit.

Kauza e tij është kauza e çdo shqiptari të ndershëm që nuk pranon padrejtësinë dhe shtetin e kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 8 vitesh hetimesh, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!

ZERO prova penale!/Radar.al

Exit mobile version