Site icon Informohu siç duhet

U arrestua ditën e sotme nga SPAK. Ja kush është gjyqtarja që gjykoi grupet kriminale

U arrestua ditën e sotme nga SPAK. Ja kush është gjyqtarja që gjykoi grupet kriminale (FOTO+EMRI)

Ditën e sotme ra në pranga ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, pas një megaoperacioni të SPAK.

Burimet bëjnë me dije se Fetahu ndodhej nën masën “arrest shtëpie” për dosjen e “Plumbi i Artë 2”, vijim i operacionit “Plumbi i Artë”, pasi GJKKO lëshoi 30 masa sigurie në korrik të këtij viti.

Fetahu ishte gjyqtarja e grupeve kriminale në Elbasan gjatë kohës që ishte në detyrë.

Operacioni “Plumbi i Artë”, i zhvilluar në maj të vitit 2022 goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë.

Operacioni u zgjerua menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili ra në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

 

Exit mobile version