Ditën e sotme Policia e Tiranës vuri në pranga një person që qarkullonte me armë zjarri me vete, i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Bëhet fjalë për Elvis Gaçaj si dhe shokun e tij Marsel Dobi për moskallëzim krimi.
Emri i Gaçaj është goxha i njohur si pjesëtar i klanit Duka. Madje ai dyshohet për vrasjen e Santiago Malkos.
Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë ai u arrestua në Durrës në vitin 2019.
Gaçaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit t’i lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.


