TIRANË– Altin Ndoci një ditë më parë u arratis nga Spitali i Durrësit ndërsa nga informacionet e deritanishme dyshohet se fshihet në Tiranë
Burimet bëjnë me dije se janë bërë disa kontrolle në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht në Astir, Don Bosko, Selitë. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.
Të paktën 8 persona janë vënë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri Aulon Çuko dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj.
Emrat e të arrestuarve:
-Aulon Çuko- Kryeinfermieri.
-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë.
-Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela.
-Violeta Uka.
PAMJET FILMIKE
Pamjet filmike tregojnë se Ndoci zbret nga ambulanca i lirë, pa pranga, dhe më pas shoqërohet drejt godinës së spitalit nga efektivët. Fakti që ai ndodhej pa masa sigurie fizike bie në kundërshti me rregulloren, pasi për shkak të rrezikshmërisë së tij, Ndoci duhej të ishte i prangosur gjatë gjithë kohës së shoqërimit./Radar.al

