Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim pas arratisjes nga burgu, është vënë në pranga nga Policia e Lezhës me ndihmën e shërbimeve të Komisariatit Nr. 6 në Tiranë.
Daut Laze, i cili u arratis më 4 shkurt 2025 nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Shënkoll, Lezhë, u arrestua në Astir, pranë banesës së tij, pas një operacioni të mbështetur në informacione nga inteligjenca policore.
Policia njofton se veprimet e mëtejshme ligjore ndaj Laze do të ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.