Informohu siç duhet

U aludua për shtatëzani/ Të afërmit e Princ Lekës dhe Blertës vulosin të vërtetën

Edhe ju mund të keni menduar se përse Princ Leka ndërmori një “hap të nxituar”, të bënte publike njohjen e tij me Blerta Celibashin. Epo mesa duket sapo e kemi gjetur përgjigjen.

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi së bashku ndodheshin në një event në “New Jersey”.

Ju kujtojmë se aty, siç dhe ju kemi raportuar dhe më parë, ai e prezantoi kudo si partneren e tij nga ku postoi edhe foto së bashku me Blertën.

Miqtë e çiftit pretendojnë se fotografja Blerta Celibashi është në një pritje të ëmbël.

Sipas “Panorama Plus”, lajmi u konfirmua nga burime të afërta me çiftin, por deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar prej tyre.

Princ Leka ka një vajzë nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Elia Zakaria, e cila është pagëzuar me emrin Geraldina.

Ata u divorcuan së fundmi për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42-vjeçari.

Të dy ata u pajisën me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit dhe konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

LEXO EDHE:

‘Daily Mail’: Princ Leka zyrtarizon të dashurën e re 9 muaj pas divorcit me Elia Zaharian

Blerta Celibashi dhe Princ Leka së shpejti do të bëhen prindër?

Exit mobile version