Koha e Robert Morenos në Soçi mbaroi më shpejt se sa pritej. Klubi rus njoftoi largimin e trajnerit spanjoll në shtator, pasi ai kishte filluar aventurën e tij në kampionatin rus në dhjetor të 2023-it.
Disa ditë më parë, në Rusi u përhap lajmi se Moreno përdorte shpesh chatGPT, por trajneri spanjoll foli për AS dhe dha versionin e tij të ngjarjeve, duke mohuar akuzat.
“Është plotësisht lajm i rremë! Burimi i këtij informacioni është një ish-ekzekutiv i klubit me të cilin kisha mosmarrëveshje profesionale që çuan në largimin e tij. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Soçi që e konfirmon këtë version. Nuk kam përdorur kurrë ChatGPT ose ndonjë IA për t’u përgatitur për ndeshje, për të vendosur formacionet ose për të zgjedhur lojtarë. Kjo është plotësisht e gabuar. Ajo që bëra në disa raste ishte ta përdorja për përkthime midis rusishtes dhe spanjishtes, e cila është një gjuhë që nuk e flas rrjedhshëm. Por kjo nuk ka të bëjë fare me vendimet sportive”, shpjegoi ai për AS./PanoramaSport

