TIRANË– Ish kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka paditur në SPAK, deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu për veprën penale “Shpifje” e kryer botërisht. Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Në Maqellarë më 10 maj u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan nje automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij. Deklarata solli edhe reagimin e Malajt i cili mohoi diçka të tillë dhe e cilësoi shpifje akuzën e Xhelal Mziut.
Ky rast është regjistruar në gjykatë, ndërsa këtë të hënë të 9 Qershorit, nga shorti elektronik është caktuar gjyqtarja Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen. Kjo e fundit pritet të caktojë një datë për zhvillimin e seancës./Radar.al
KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive të votimit edhe në qarkun Fier
Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon edhe seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit


