KOPLIK– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi uji.
Bazuar në informacionet paraprake nga Policia, rreth orës 10:30, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Radar.al


