Kompania turke Baykar ka prezantuar dronin e ri kamikaz K2, një fluturake pa pilot e pajisur me Inteligjencë Artificiale, e projektuar për të kryer operacione të avancuara ushtarake dhe për të vepruar në grup me dronë të tjerë.
Sipas raportimeve të Daily Sabah, droni përdor sisteme navigimi dhe shënjestrimi të bazuara në vizionin e inteligjencës artificiale, gjë që i mundëson të identifikojë objektivat dhe të kryejë goditje me saktësi në terren.
Droni K2 ka një rreze veprimi mbi 2000 kilometra, mund të mbajë një kokë luftarake prej rreth 200 kilogramësh dhe ka një peshë maksimale ngritjeje prej 800 kilogramësh. Përveç kësaj, ai mund të ngrihet edhe nga pista të shkurtra ose të papërgatitura.
Një tjetër veçori e rëndësishme është se droni është i ripërdorshëm për disa misione, duke e bërë një mjet fleksibël për operacione të ndryshme ushtarake.
Sipas ekspertëve të mbrojtjes, zhvillimi i këtij sistemi përfaqëson një hap të rëndësishëm për Turqia në avancimin e teknologjive autonome të UAV-ve dhe në forcimin e kapaciteteve të saj në industrinë e mbrojtjes.
Türkiye’s BAYKAR reveals its new kamikaze UAV K2.
— AI-powered autonomous swarm kamikaze UAV with AI vision-based navigation, targeting, and engagement.
— Range 2000+ km, 200 kg warhead, 800 kg MTOW.
— Can take off from short, unprepared strips, reusable for multiple missions. pic.twitter.com/eCxtpwIkcL
— Clash Report (@clashreport) March 14, 2026


