Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar

    August 25, 2025

    Po përgatit autoriteti fetar Diyanet islamizimin e Turqisë? Për javë të tëra, ofrohet një interpretim jashtëzakonisht i rreptë i Kuranit. Thirrjet e fundit kundër të drejtave të grave kanë shkaktuar mjaft reagime.

    Përpara Operës në lagjen Kadıköy të Stambollit në Turqi, një grup grash protestuan së fundmi kundër autoritetit fetar shtetëror, Diyanet. “Para disa ditësh iyaneti mbajti një predikim në 90,000 xhami ku ka sulmuar të drejtat e trashëgimisë së grave”, thotë një nga demonstrueset. “Kjo është arsyeja pse po ndërmarrim këtë veprim, sepse nuk duam të heqim dorë nga të drejtat tona.”

    Përmbajtja e predikimeve gjatë namazit të së premtes në xhamitë turke përcaktohet nga autoriteti fetar në Ankara, Diyanet. Dhe kohët e fundit, Kurani është interpretuar jashtëzakonisht rreptësisht aty. Për shembull, ligji i trashëgimisë ishte tema e diskutimit një të premte në gusht. Sipas mësimeve klasike islame, gratë marrin vetëm gjysmën e pjesës që trashëgojnë burrat.

    “Me çfarë ligji qeveriset ky vend?”
    Diyaneti po shkakton zemërim të madh me predikimet e tij, thonë gratë protestuese. “Diyaneti sulmon të drejtat tona në xhami, të cilat miliona burra i vizitojnë të premteve. Dhe pastaj zyrtarët shtetërorë dalin me lehtësi dhe thonë: Çfarë problemi ka? Është tashmë në Kuran”, u shpreh Selin, një nga gratë e reja që protestuan para teatrit të operës. “Nëse është në Kuran apo jo, kjo nuk ka rëndësi për ne. Me çfarë ligji qeveriset ky vend? Ne kemi ligj civil këtu”, thotë ajo.

    Hap tjetër drejt islamizimit?
    Kodi Civil dhe Kushtetuta Turke përcaktojnë të drejta të barabarta trashëgimie për gratë. Meqenëse Zyra e Çështjeve Fetare, një agjenci shtetërore, e kundërshton këtë, shumë njerëz kanë frikë se qeveria e AKP-së nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan synon të çojë më tej islamizimin e vendit.

    Politikania Aylin Nazliaka, e cila kryeson shoqatën e grave të partisë më të madhe të opozitës, CHP, gjithashtu e kritikoi këtë veprim në televizion. “Sipas Nenit 41 të Kushtetutës sonë, familja është themeli i shoqërisë dhe burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta brenda familjes”, thekson ajo. Por Diyanet tani po i shpërfill të gjitha këto të drejta kushtetuese dhe parimin e sekularizmit dhe po përpiqet të uzurpojë të drejtat që gratë fituan gradualisht gjatë epokës republikane.

    Pushimet sipas stilit perëndimor damkosen si blasfemi

    Qeveria përpiqet të qetësojë gjakrat. Ish-Ministri i Drejtësisë dhe politikani i AKP-së, Bekir Bozdag, shpjegon se edukimi i njerëzve rreth rregullave islame është i mbrojtur me kushtetutë. Njerëzit janë të lirë të pranojnë këshillat ose jo. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me trashëgiminë.

    Por në predikime të tjera, autoriteti fetar kohët e fundit dënoi pushimet në stilin perëndimor si blasfemi. U tha se është “haram”, ose e ndaluar, që gratë të veshin rroba të shkurtra dhe transparente. Ato duhet të mbulohen.

    Myslimanët liberalë janë gjithashtu të shqetësuar, si gazetarja e njohur, Berrin Sönmez. Për ta, interpretimi i Kuranit nga autoriteti fetar turk është teologjikisht i paplotë. Kjo nuk ka të bëjë fare me aspektin fetar, u shpreh një gazetare turke. “Drejtoria e Çështjeve Fetare është makina e propagandës së qeverisë. Qeveria po e detyron Diyanetin të thotë shumë nga gjërat që do të bëjë më pas”, dyshon Sönmez. “Me vetëm një hap më shumë, mund të arrijmë në një pikë të pakthyeshme. Kjo është arsyeja pse tashmë po shprehet rezistencë dhe paralajmërim”, thekson Sönmez.

    Sönmez e hoqi shaminë e kokës pas mjaft vitesh në shenjë proteste kundër predikimeve të së premtes, hap që shkaktoi mjaft reagime. “Të gjitha gratë i marrin vetë vendimet e tyre për trupin”, sqaroi ajo. Nuk ka rëndësi nëse ajo mban shami apo jo. “Për sa kohë që të drejtat e grave, e drejta e tyre për të qenë individë autonomë, janë nën sulm, gjithmonë do të ketë reagime.”/DW

    Ekskluzive/ Dy mbledhje qeveritare sot, ja temat e diskutimit

    Të drejtat e grave turqi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.