TIRANË– Turizmi, amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët
Hyrjet e të huajve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 45 për qind gjatë 3 mujorit të parë të vitit duke reflektuar kështu një rritje të interesit të këtij grupi për Shqipërinë.
Në janar-mars 2026 ishin 14.390 shtetas nga SHBA teksa një vit më parë për të njëjtën periudhë ishin mbi 9800.
Kjo tendencë rritëse po vihet re nga viti në vit por sidomos dy vitet e fundit e lidhur ku përveç nomadëve dixhitalë edhe pensionistë po e shohin vendin tonë si një vend për të eksploruar dhe për të përfituar nga kostot e ulëta në disa raste edhe duke blerë në finale një banesë.
Pas amerikanëve grupet në rritje kanë qenë shqiptarët e Kosovës me 19.7 për qind duke shënuar një total prej 192 mijë të huaj në janar-mars 2026 ndërkohë që edhe Italia që përbën grupin e dytë për nga pesha që ka në turizëm ka vijuar të ketë rritje. Konkretisht hyrjet e italianëve shënuan 86.8 mijë apo 10.9 për qind më shumë se në janar-mars 2025.
Një tjetër grup që po e shtrin prezencën përgjatë gjithë vitit dhe më rritje të ndjeshme janë edhe gjermanët të cilët kanë nisur të eksplorojnë përveç tureve kulturore të organizuara edhe ato verore.
Por për janar mars gjermanët shënuan 20.8
mijë hyrje me një rritje 22 për qind. Edhe hyrjet nga Mbretëria e Bashkuar ishin me një rritje 23.5 për qind çka korrespondon me 21.3 mijë hyrje. Spanja ka shënuar gjithashtu rritje me 34.5 për qind edhe pse shifrat e saj të hyrjeve mbeten modeste me vetëm 4754 për 3 mujorin e parë të vitit.
Franca nga ana tjetër ka pësuar një tkurrje në raport me një vit më parë me 0.9 për qind edhe pse ky raport pritet të përmbyset në vazhdim. Sipas turoperatorëve ky është një nga grupet me interes të shtuar për Shqipërinë madje duke kaluar edhe me kontrata garancie në zonën e Golemit.
Shqipëria po vijon të atëherë në tërësi vëmendjen e të huajve duke mbetur ende një destinacion atraktiv dhe i promovuar si ekonomik teksa situata e konfliktit në Lindjen e Mesme është parë si një mundësi për rritjen e vizitorëve potencialë që duan të shmangin këtë rajon./MONITOR

