Site icon Informohu siç duhet

Turistët zgjedhin bregdetin shqiptar/ Radhë të gjata në Muriqan

Turistët vazhdojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar/ Radhë të gjata në Muriqan

42580 persona kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, në Shkodër në 48 orët e fundit, sipas burimeve.

Fluksi ka qenë në rritje gjatë këtyre ditëve. Mësohet se më  31 korrik dhe 1 gusht mbi 12 mijë shtetas në ditë janë futur në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë, shtetas nga Kosova dhe turistë nga vendet e huaja.

Numri i lartë i vizitorëve shkaktoi  trafik kilometrik në hyrje të qytetit të Shkodrës.

 

 

Exit mobile version