Informohu siç duhet

“Tung tung zemër”/ Thumbimet mes ish-banorëve të Big Brother Vip mesa duket nuk kanë fund

Ish-banorja e Big-Brother Vip Kosova njëkohësisht modelja e njohur Kader Kicaj, bëri publike disa ditë më pare nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj ndarjen nga Lumbardh Salihu.

Kujtojmë se dyshja e dashur për publikun nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Kosova e cila mesa duket nuk pati fund dhe aq të lumtur.

Deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dalë të flasë publikisht rreth asaj çfarë ka ndodhur mes çiftit, por ajo që është vënë re së fundmi, janë kunjat që hedhin ndaj njëri-tjetrit.

Ditë më parë Lumbardhi postoi një foto nga Prizreni dhe përbri shkruante: “Ani zemër”.

Ndërsa vetë Kader i’a ka kthyer ish-partnerit të saj menjëherë përgjigjen me një postim teksa shkruan: “Tung, tung zemër”, një shprehje me të cilën ajo identifikohej në Big Brother.

Sipas disa postimeve nga ana e Kaderit janë ngritur dyshime se Lumbardhi mund të jetë bërë shkak për ndarjen e tyre.

Pak pas njoftimit të ndarjes, ajo reagoi sërish duke ndarë një mesazh emocional që i cili shkaktoi reagim të madh në rrjetet sociale.

Ajo postoi nj foto të saj në InstaStory ku shkruante: “Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund,” ka shkruar Kaderi, duke lënë të kuptohet se ndarja mund të ketë qenë e dhimbshme për të dhe se diçka e veçantë mund ta ketë lënduar.”

Exit mobile version