Informohu siç duhet

Trupi i 53-vjeçarit shqiptar gjendet i pajetë në apartament në Cuneo, dyshohet për fatalitet natyror

Një burrë 53-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë brenda apartamentit ku jetonte në Cuneo, pas disa ditësh që fqinjët kishin vënë re një erë të keqe në shkallët e ndërtesës.

Ngjarja u zbulua dy ditë më parë, kur zjarrfikësit dhe karabinierët arritën të hynin në apartamentin e vendosur në ‘Via Luigi Gallo’. Hetimet fillestare tregojnë se i ndjeri jetonte i vetëm dhe askush nuk kishte kërkuar informacion për të.

Autoritetet dhe media lokale, përfshirë “La Stampa”, raportojnë se i vdekur ka qenë prej disa ditësh dhe hetimi paraprak sugjeron se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrore.

Trupi i tij u transferua në morgun e Cuneos, ku do të kryhen procedurat e mëtejshme hetimore, përfshirë identifikimin zyrtar dhe paraqitjen e të afërmve.

Exit mobile version