Site icon Informohu siç duhet

Trump zgjat dorën për pajtim: Nuk dua t’i shkatërroj kompanitë e Elon Musk, dua të lulëzojnë!

Pas deklaratave të bujshme të Musk, reagon Trump: As nuk më intereson si njeri

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dëmtojë bizneset e Elon Musk, pavarësisht spekulimeve për heqjen e subvencioneve federale që përfitojnë kompanitë e miliarderit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se dëshiron që bizneset amerikane, përfshirë ato të Musk, “të lulëzojnë si kurrë më parë”, duke shtuar se suksesi i tyre është në të mirë të ekonomisë së SHBA-së dhe të të gjithëve.

“Të gjithë po thonë se unë do t’i shkatërroj kompanitë e Elonit duke i hequr subvencionet që merr nga qeveria. Nuk është e vërtetë! Dua që Eloni dhe të gjitha bizneset në vendin tonë të kenë sukses – sa më mirë të jenë ata, aq më mirë për Amerikën,” u shpreh Trump.

Këto komente vijnë pas më shumë se një muaji tensioni mes dy figurave, që kulmoi me grindjen publike dhe vendimin e Musk për të themeluar një parti politike alternative, duke u distancuar nga presidenti, të cilin dikur e mbështeste.

Marrëdhënia e tyre është përshkruar si dinamike: nga aleatë të ngushtë, në kundërshtarë të përkohshëm, për shkak të kritikave të Musk ndaj politikave fiskale të Trump dhe mënyrës së menaxhimit të departamenteve federale.

Exit mobile version