IZRAEL– Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës në fjalën e tij në Parlamentin Izraelit është shprehur se që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, ka arritur t’i japë fund tetë konflikteve të armatosura, përfshirë edhe luftën më të fundit që përfshiu Izraelin.
“Pengjet janë kthyer. Është ndjesi e mirë… është bukur ta thuash. Është hera e parë që e them, pengjet janë kthyer. Por kur i jep fund tetë luftërave në tetë muaj, kjo do të thotë se nuk e do luftën. Netanjahu më telefononte shumë herë për armë… aq shpesh, saqë Izraeli u bë i fuqishëm dhe i fortë… dhe kjo çoi në paqe. Patëm disa njerëz vërtet të jashtëzakonshëm që punuan për këtë.”-tha presidenti amerikan.
Ndër të tjera Trump deklaroi se “Izraeli me ndihmën tonë, ka fituar gjithçka që mundi” ndërsa shtoi se tani është koha për paqe dhe prosperitet për të gjithë Lindjen e Mesme./Radar.al

