Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump thirrje aleatëve në NATO-s: Rrisni shpenzimet në mbrojtje

    March 7, 2025
    Trump thirrje aleatëve në NATO-s: Rrisni shpenzimet në mbrojtje

    SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për ta mbështetur aleancën ushtarake perëndimore, duke thënë se nuk do t’iu shkojë në ndihmë aleatëve të NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e vet.

    “Është gjë e logjikshme, apo jo?” tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të enjten.

    “Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj. Jo, nuk do t’i mbroj ata”, theksoi ai.

    Trump nënvizoi se ai e kishte ndarë qëndrimin e njëjtë me aleatët e NATO-s edhe gjatë mandatit të tij të parë si president, 2017-2021, çka i kishte nxitur shumicën e vendeve t’i rrisnin shpenzimet ushtarake.

    Por, Trump tha se këto shpenzime janë të pamjaftueshme.

    “Ata duhet të paguajnë më shumë”, shtoi ai.

    Gjatë mandatit të tij të parë, Trump nguli këmbë që vendet anëtare të NATO-s t’i rrisnin shpenzimet ushtarake në 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP). Shkalla prej 2 për qind ishte zotim i vitit 2014 për t’u arritur brenda dhjetë vjetëve pasuese.

    Të paktën 24 vende e kanë përmbushur këtë kërkesë, megjithëse Trump ka sugjeruar që ky prag duhet të rritet në 5% të GDP-së. Por, shumë vende anëtare kanë thënë se kjo do të ishte e pazbatueshme ekonomikisht.

    Vetëm Polonia i afrohet 5 përqindëshit, ndonëse Estonia dhe Lituania kanë lënë të kuptohet se edhe ato do t’i rrisin shpenzimet në këtë shkallë.

    Pavarësisht qëndrimeve të fundit, Trump në shkurt ritheksoi përkushtimin e tij ndaj nenit 5 të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s, duke folur së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

    Ky qëndrim u përsërit disa herë – si publikisht ashtu edhe privatisht – nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, në shkurt.

    SHBA-ja ka një personel ushtarak prej rreth 100.000 vetash në Evropë, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Britani.

    NATO-ja u themelua nga Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende të tjera për ta kundërshtuar agresionin sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, aleanca i ka 32 anëtarë dhe përfshin shumë vende që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose nën sferën e ndikimit të tij.

    Trump pretendoi se vendet e tjera nuk do ta ndihmonin SHBA-në në rast nevoje, pavarësisht se hera e vetme kur është aktivizuar neni 5 ishte kur u përcaktua se Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 11 shtator 2001.

    “E dini cili është problemi më i madh që kam me NATO-n? Unë, sinqerisht, i njoh shumë mirë këta djem. Janë miqtë e mi. Por, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin në telashe dhe do t’iu telefononim atyre dhe do të thoshim, ‘kemi një problem, Francë. Kemi një problem, disa të tjerë nuk do t’i përmend’. A mendoni se ata do të vijnë të na mbrojnë? Do të duhej. Nuk jam aq i sigurt”, tha Trump.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu përgjigj Trumpit, duke thënë: “Ne jemi aleatë besnikë dhe të përkushtuar”.

    “Mendoj se kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, tha Macron, duke përmendur raste historike të bashkëpunimit ushtarak franko-amerikan që nga Lufta Revolucionare Amerikane.

    Franca dhe Amerika “gjithmonë kanë qenë pranë njëra-tjetrës”, theksoi ai.

    Më 5 mars, Macron tha se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent, përballë agresionit rus dhe shqetësimeve rreth qëndrimit të SHBA-së për mbrojtjen e Evropës.

    Ndërkohë, Trump sugjeroi gjithashtu shfrytëzimin e përkushtimit të SHBA-së ndaj NATO-s si mjet presioni në luftën e tij tregtare, në përpjekjen për t’i shënjestruar ato që ai i ka cilësuar si politika të padrejta tregtare nga vendet evropiane./REL

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.