Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një koment që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë samitit për Gazën, duke e quajtur kryeministren italiane Giorgia Meloni “të bukur” gjatë fjalimit të tij.
“Nuk më lejohet ta them sepse zakonisht është fundi i karrierës tënde politike nëse e thua – por ajo është një grua e re e bukur”, deklaroi Trump, duke shtuar me humor:
“Në SHBA, nëse e përdor fjalën ‘e bukur’ për një grua, është fundi i karrierës tënde politike… por unë do të provoj shanset e mia.”
Duke u kthyer nga Meloni, e cila ndodhej pas tij në podium, Trump shtoi:
“Nuk të shqetëson të të quajnë të bukur, apo jo? Sepse je.”
Trump calls Italian Prime Minister Meloni "beautiful" and says calling a woman beautiful in the U.S. is the "end of your political career."
"I'll take my chances." pic.twitter.com/nNdpaIhfd9
— Daily Wire (@realDailyWire) October 13, 2025
Sipas mediave franceze, reagimi i menjëhershëm i Melonit nuk u pa nga kamerat, pasi Trump i kishte kthyer shpinën. Megjithatë, ish-presidenti amerikan vijoi ta lavdëronte atë, duke e quajtur “të pabesueshme” dhe “politikane shumë të suksesshme”.
“Ata e respektojnë vërtet në Itali”, tha ai, duke e përshkruar Melonin si një aleate ideologjike në çështjet e imigracionit dhe vlerave kulturore.
Kryeministrja italiane ishte e vetmja grua mes rreth 30 udhëheqësve botërorë që morën pjesë në samit, ku u nënshkrua një deklaratë për nxitjen e paqes në Gazë.

