Site icon Informohu siç duhet

Trump reagon pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran: Jemi në luftë, kjo s’ndikon në negociata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të një avioni luftarak amerikan F-15 në territorin e Iran.

Trump deklaroi se incidenti nuk do të ndikojë në asnjë negociatë me Iranin, duke theksuar:

“Jo, aspak… është luftë. Jemi në luftë.”

Ai refuzoi të japë detaje mbi operacionin e kërkim-shpëtimit që po zhvillohet aktualisht, duke e cilësuar situatën si një operacion ushtarak të ndjeshëm. Gjithashtu, shprehu pakënaqësi për mënyrën se si disa media kanë raportuar ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, një nga dy pilotët është shpëtuar i gjallë, ndërsa kërkimet vijojnë për pilotin tjetër.

Kjo është deklarata e parë publike e presidentit amerikan lidhur me incidentin, i cili shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

Exit mobile version