Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

    July 7, 2025

    Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po rriten. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington.

    Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit.

    Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë. “Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha në anën tjetër Netanyahu.

    “Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin të gjithë shpresojmë”, tha ai përpara se të nisej drejt SHBA-së.

    Izraeli dhe Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – nisën bisedimet jodirekte për një propozim të SHBA-së, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve, të dielën në Katar.

    Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dallimet kryesore që kanë penguar vazhdimisht arritjen e marrëveshjes, mund të tejkalohen. Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë është e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.

    Ajo vjen pas vendimit të Trumpit për t’u bashkuar me luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar centralet bërthamore iraniane. Pas ndërmjetësimit të një armëpushim mes këtyre dy vendeve, Trump bëri të ditur se fokusin e ka tani në përpjekjet për të ndalur luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

    Ajo nisi pasi ky i fundit sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe marrë peng qindra të tjerë.

    Izraeli u përgjigj me një ofensivë të ashpër sulmesh në Rripin e Gazës, e cila, sipas autoriteteve shëndetësore atje, ka vrarë mbi 57.000 palestinezë./REL

    Netanyahu Rripi i Gazës Trump Uashington
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    November 6, 2025

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    November 6, 2025

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    November 6, 2025

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.