Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se vendi është në rrugën e duhur sa i përket politikës tregtare, pavarësisht kritikave për qëndrimin e paqëndrueshëm ndaj tarifave.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi:
“Po ia dalim shumë mirë me politikën tonë TARIFORE. Shumë emocionuese për Amerikën dhe botën! Po ecën shpejt!”
Ndërkohë, ai nuk komentoi drejtpërdrejt mbi vendimin e fundit të Kinës për të rritur tarifat ndaj mallrave amerikane në 125%, një kundërpërgjigje në kuadër të mosmarrëveshjes tregtare mes dy vendeve.
Me rritjen e fundit, tarifat e vendosura nga SHBA ndaj mallrave kineze nën administratën Trump kanë arritur në 145%. Pavarësisht tensioneve, administrata amerikane njofton se është në bisedime me disa vende për të rishikuar politikat tregtare dhe arritur marrëveshje të reja.