Donald Trump nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi ka njoftuar se po aplikon një pauzë 90-ditore për tarifat e reja.
Ky vendim u mori pasi lufta e tij tregtare shkundi ekonominë botërore.
Ndonëse njoftopi për pauzën e tarufave për disa vende, Trump nuk heq dorë nga hakmarrja ndaj Kinës.
Presidenti amerikan njoftoi se po rriste normat e tarifave ndaj Kinës në 125%, duke rritur kështu dhe përplasjet e tij me Pekinin, ndërsa thuhet se po punohet për të arritur negociatat me këtë të fundit.
“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, në fuqi menjëherë. Në një moment, shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e shqyerjes së SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme ose të pranueshme”, shkroi ai