Site icon Informohu siç duhet

Trump pas Samitit të NATO-s: Takova disa nga liderët më të jashtëzakonshëm në botë

Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar pozitivisht takimet me aleatët perëndimorë gjatë Samitit të NATO-s, duke i cilësuar liderët pjesëmarrës si “disa nga më të jashtëzakonshmit në botë”.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump falënderoi për pritjen dhe diskutimet, pa përmendur emra konkretë.

Samiti përfundoi me miratimin e një angazhimi të ri për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, në përgjigje të kërcënimeve të shtuara nga Rusia dhe nevojës për përshtatje të mbrojtjes kolektive me sfidat globale. Në takim morën pjesë liderët e 32 vendeve anëtare.

Exit mobile version