Site icon Informohu siç duhet

Trump: Operacioni për shpëtimin e pilotit amerikan ishte historik, do të gjendet burimi që nxori informacionin

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar misionin e fundit për shpëtimin e pilotëve amerikanë në Iran, duke e cilësuar atë si “historik” dhe duke theksuar aftësitë dhe koordinimin e jashtëzakonshëm të forcave amerikane. Ai tha se operacioni përfshinte qindra mjete ajrore, furnizim me karburant dhe përpjekje të koordinuara për të nxjerrë pilotin nga mali ku mbahej peng, pa shkaktuar viktima.

“I gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, deklaroi Trump, duke nënvizuar forcën dhe kapacitetet e ushtrisë amerikane. Ai shtoi se misioni i dytë për shpëtimin e pilotit kërkoi një koordinim masiv dhe përdorimin e avionëve të mëdhenj për pajisje dhe logjistikë, duke e bërë operacionin një sukses historik.

Trump gjithashtu u ndal tek incidenti me publikimin e informacionit për pilotin e dytë të mbetur i bllokuar në Iran. Ai tha se autoritetet amerikane po përpiqen të identifikojnë personin që nxori informacionin, duke paralajmëruar se media që e publikoi mund të përballet me ndjekje penale nëse nuk dorëzon emrin e burimit.

“Po përpiqemi fort ta gjejmë atë person. Besojmë se do t’ia dalim, sepse do të shkojmë te kompania mediatike që e publikoi dhe do t’u themi: ‘Bëhet fjalë për sigurinë kombëtare – dorëzojeni emrin ose përfundoni në burg’”, tha Trump.

Presidenti vuri gjithashtu në dukje se pilotët e shpëtuar janë mirë dhe se operacioni ka treguar kapacitetin e forcave amerikane për të kryer operacione të ndërlikuara jashtë territorit të SHBA-së.

Exit mobile version