Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan (EMRAT)

    Sot pritet mot i keq, ndalohet dalja në det e varkave dhe skafeve në Vlorë e Sarandë

    Rikthen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiçin me sy”/ Analisti serb shpjegon ftohjen me Uashingtonin

    December 18, 2025

    Vendimi i kompanisë së lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga një projekt luksoz në Beograd shihet si një sinjal i fortë politik se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konsumuar marrëdhëniet me Uashingtonin.

    Kështu vlerëson analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, i cili, sipas mediave serbe, shprehet se ky zhvillim është më shumë se një vendim biznesi. Sipas tij, “Trump nuk dëshiron më ta shohë Vuçiçin me sy”.

    Jakshiq thekson se edhe përpjekja e fundit e Vuçiçit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me SHBA-në ka dështuar, ndërsa shpjegimi zyrtar për tërheqjen nga projekti është tejet domethënës.

    Njoftimi për tërheqjen e kompanisë Affinity Partners u publikua më 15 dhjetor, pikërisht ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, lidhur me heqjen e statusit të monumentit kulturor për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm.

    Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, kompania investuese u shpreh se vizioni i saj për projektin në Beograd ishte të pasqyronte përparimin e Serbisë, por theksoi se “projektet me kuptim duhet të bashkojnë, jo të ndajnë”, duke njoftuar tërheqjen nga aplikimi “nga respekti për popullin e Serbisë dhe qytetin e Beogradit”.

    Sipas Jakshiqit, ky mesazh nga ana tjetër e Atlantikut përputhet plotësisht me prishjen graduale të marrëdhënieve amerikano-serbe muajt e fundit. Ai kujton pakënaqësinë në qarqet amerikane ndaj sjelljes së Vuçiçit në maj të këtij viti, kur presidenti serb u përpoq të merrte pjesë në konventën republikane në Florida.

    Vuçiç kishte udhëtuar në SHBA në pranverë, por u kthye papritur pas vetëm dy ditësh, zyrtarisht për arsye shëndetësore. Sipas raportimeve jozyrtare, ai shpresonte të takohej me Trumpin, takim që nuk u realizua.

    “Përshtypja ime është se Vuçiç i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij me Trumpin, njësoj siç bëri më herët me Moskën dhe Bashkimin Evropian”, vlerëson Jakshiq. Ai shton se Uashingtoni nuk ia ka falur përpjekjet e Vuçiçit për të përfshirë faktorë amerikanë në afera të brendshme korrupsioni.

    Duke komentuar ndikimin e këtij zhvillimi në çështje të tjera, përfshirë sanksionet amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës, Jakshiq thekson se bëhet fjalë për një vazhdimësi problemesh në raportet e Vuçiçit me SHBA-në.

    Projekti i braktisur parashikonte ndërtimin e një kompleksi banimi dhe biznesi me markën Trump, në truallin ku ndodheshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

    Vuçiç ka deklaruar se Serbia humbi një investim prej të paktën 750 milionë eurosh për shkak të asaj që ai e quajti “gjueti shtrigash”, duke fajësuar Prokurorinë dhe protestuesit antiqeveritarë. Ai paralajmëroi kallëzime penale ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, kontribuuan në dështimin e projektit, ndërsa hodhi poshtë çdo akuzë për korrupsion.

    donald trump vucic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan (EMRAT)

    July 24, 2026

    Sot pritet mot i keq, ndalohet dalja në det e varkave dhe skafeve në Vlorë e Sarandë

    July 24, 2026

    Rikthen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e sotme

    July 24, 2026

    Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.