Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump ngrin fondet e universitetit elitë Harvard

    April 15, 2025

    Donald Trump po ushtron presion mbi universitetet amerikane, përfshirë edhe Harvardin. Universiteti i famshëm ndjek kurs konfrontimi. Qeveria amerikane reagon duke ngrirë fondet.

    Universiteti elitar i Harvardit refuzon të zbatojë ndryshimin e kursit të kërkuar nga presidenti Donald Trump, si për shembull në pranimin e studentëve në këtë universitet. Në një letër nga presidenti i universitetit Alan Garber thuhet, se “asnjë qeveri – pavarësisht se cila parti është në pushtet – nuk duhet të diktojë se çfarë mund të ofrojnë si mësim universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë, dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi mund të ndjekin.” Universiteti i Harvardit nuk do të heqë dorë nga pavarësia dhe të drejtat e tij kushtetuese.

    Garber është shprehur më tej se liria e mendimit dhe e kërkimit shkencor, si edhe angazhimi shumë i gjatë i qeverisë për t’i respektuar dhe mbrojtur këto liri, i kanë mundësuar universiteteve të kontribuojnë në mënyrë vendimtare për një shoqëri të lirë.

    Qeveria e Trump ngrin miliarda

    Kjo ka pasoja financiare për universitetin. Administrata amerikane nën Trump reagoi menjëherë dhe njoftoi se tani do të shkurtojë fondet federale prej 2.2 miliardë dollarë amerikanë (rreth 2 miliardë euro) për universitetin e njohur botëror. Edhe fondet nga kontratat ekzistuese që arrijnë në 60 milionë dollarë amerikanë (rreth 53 milionë euro) do të ngrijnë po ashtu. Kjo masë u argumentua me mospërfilljen me gjasë të të drejtave qytetare dhe përpjekje të pamjaftueshme kundër antisemitizmit në universitetin e njohur. Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Arsimit thuhet, se “deklarata e sotme e Harvardit përforcon mentalitetin shqetësues pretendues të të drejtës që është përhapur në universitetet dhe kolegjet më prestigjioze të vendit tonë.

    Çfarë ka kërkuar qeveria amerikane nga Harvard?

    Qeveria nën Trump i kishte kërkuar universitetit, me qendër në Kembrixh, në shtetin Massachusetts, në një letër të premten të bënte ndryshime dhe të plotësonte disa detyrime. Në kërkesën nga qeveria kërkohej që universiteti të raportojë mbi studentët e huaj tek autoritetet federale në rast të shkeljes së rregullave të sjelljes. Të shqyrtonte diversitetin e qëndrimeve mes studentëve dhe stafit të universitetit. T’i jepte fund pranimit të studentëve dhe rekrutimit të stafit bazuar në kriteret e diversitetit. Programi i diversitetit u vendos për të luftuar disavantazhet

    historike që kishin ekzistuar për shembull kundër njerëzve me ngjyrë ose grave./DW

    donald trump fondet e universitetit elitë Harvard Qeveria amerikane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.