Donald Trump deklaroi në një intervistë për Fox se përfundimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte jo vetëm “çmimi i tij për paqe”, por edhe arsyeja që ai të hynte në parajsë.
“Kam dëgjuar se jam në fund të renditjes, por nëse shpëtoj 7 mijë jetë çdo javë, ndoshta kam një shans”, tha ai me ironi.
Ishte një nga deklaratat më të pazakonta të presidentit amerikan, që paralajmëroi se çdo marrëveshje do të kërkojë që Ukraina të heqë dorë nga një pjesë e territorit.


