Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump njoftoi se Bashkimi Evropian do të duhet të angazhohet për të blerë 350 miliardë dollarë energji amerikane nëse dëshriojnë që të marrin një lehtësim apo pushim nga tarifat gjithëpërfshirëse.
Gjatë fjalës së tij Trump refuzoi ofertën e Brukselit për tarifat “zero për zero” për makinat dhe mallrat industriale.
“Ne kemi një deficit me Bashkimin Evropian prej 350 miliardë dollarësh dhe ai do të zhduket shpejt. Një nga mënyrat që mund të zhduket lehtë dhe shpejt është se ata do të duhet të blejnë energjinë tonë nga ne … ata mund ta blejnë atë, ne mund të humbim 350 miliardë dollarë në një javë. Ata duhet të blejnë dhe të angazhohen për të blerë një sasi të tillë energjie.”, u shpreh ai.
Mediat e huaja raportojnë se ideja e blerjes së energjisë nga SHBA në një përpjekje për të shmangur tarifat nuk është dhe aq e re.
Që në momentet e para që Trump u rizgjodh, von der Leyen sugjeroi hapjen e negociatave për të blerë më shumë gaz natyror të lëngshëm amerikan (LNG).
Por SHBA, si përgjigje, nuk kishte ofruar asnjë qartësi se si do të funksiononte një marrëveshje.
I pyetur nëse tarifat e tij globale ishin një taktikë negocimi me armë të forta apo të përhershme, Trump tha: “Mund të ketë tarifa të përhershme dhe mund të ketë gjithashtu negociata, sepse ka gjëra që na duhen përtej tarifave”.
Ai shtoi: “Nëse ne mund të bëjmë një marrëveshje vërtet të drejtë dhe një marrëveshje të mirë për Shtetet e Bashkuara, jo një marrëveshje të mirë për të tjerët. Tani është Amerika e para.”