Site icon Informohu siç duhet

Trump në Samitin e NATO-s: Goditja ndaj Iranit solli armëpushimin, një marrëveshje historike

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ndërhyrja ushtarake e fundit ndaj Iranit ishte vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje historike armëpushimi. Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Holandë, Trump theksoi rolin vendimtar të forcës ushtarake amerikane në vendosjen e paqes.

“Fundjavën e kaluar, SHBA realizuan një goditje të saktë dhe të fuqishme ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit. E quajtëm ‘shkatërrim total’. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të ishte në gjendje ta realizonte një ndërhyrje të tillë,” tha Trump.

Sipas tij, ky “demonstrim i jashtëzakonshëm i fuqisë amerikane” ka krijuar kushtet për paqe në rajon dhe ka hapur rrugën për një marrëveshje armëpushimi, të cilën ai e cilësoi si “historike”.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme për përmbajtjen e marrëveshjes apo për palët e përfshira konkretisht në të, por theksoi se rezultati i ndërhyrjes është një shembull i qartë i rolit udhëheqës të SHBA në sigurinë globale.

Exit mobile version