Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Ndoshta, por ndoshta edhe jo

    June 19, 2025

    Po spekulohet në mbarë botën nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Iranit apo do të qendrojë e distancuar. Presidenti i SHBA-së Trump e le të hapur vendimin e tij.

    Në Shtëpinë e Bardhë presidenti i SHBA-së Donald Trump u pyet nga gezetarët – nëse do të sulmojë SHBA komplekset bërthamore iraniane? Përgjigja e Trump ishte: “Ndoshta, ndoshta jo – askush nuk e di, çfarë do të bëjë unë. Por ajo që mund të them është, se: Irani ndodhet në vështirësi të mëdha.” Trump deklaroi gjithashtu, se pala iraniane e ka kontaktuar, do të negociojë. Por ai u ka thënë, se tani është shumë vonë për negociata. “Ka një dallim të madh ndërmjet tani dhe para një jave”, tha Trump. E më pas presidenti i SHBA-së deklaroi, se javën që vjen do të ndodhë diçka e madhe, ndodhta edhe në më pak se një javë.
    Sulme izraelite në Teheran, Trump deklaroi, se pala iraniane e ka kontaktuar, do të negociojë
    Në politikën e SHBA-së opinionet janë të ndara lidhur me një përfshirje në sulmet ndaj Iranit
    Të tilla shprehje të Trump nuk duhen kuptuar patjetër si deklarime konkrete. Ato janë më shumë një shenjë se: Unë nuk jam i vendosur. Ndoshta ato janë pjesë e strategjisë së tij për të rritur presionin ndaj Iranit. Politikanët në SHBA janë të ndarë në qendrime lidhur me një pjesëmarrje të ushtrisë së SHBA-së kundër komplekseve nukleare të Iranit. “Nëse kjo është ajo që është e nevojshme unë e mbështesë atë plotësisht”, u shpreh deputeti republikan Lawler për radion NPR.
    SHBA mund të verë në dispozicion bomba që çajnë bunkerët në male, armatim ky që Izraeli nuk e ka. Të vetmit avion luftarakë, që mund t’i hedhin këto bomba janë Tarnkappenbomber të tipit B-2 të SHBA-së. Por ka edhe shumë zëra nga demokratët si dhe republikanët, që apelojnë për maturi dhe mendojnë, se SHBA-ja nuk duhet të përfshihet në një konflikt pafund në Lindjen e Mesme. Izraeli po bën një punë të mirë duke shmangur rreziqet. SHBA duhet të vazhdojë ta lejojë Izraelin ta bëjë këtë, i tha deputeti republikan Tim Burchette për CNN.
    Trump: "Ndoshta, por ndoshta edhe jo"
    Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Chamenei e hodhi poshtë kërkesën e Trump për një kapitullim pa kushte

    Udhëheqësi suprem në Iran paralajmëron nga ndonjë ndërhyrje

    Çështja është, se si mund të jetë konkretisht një ndërhyrje direkte e SHBA-së. Në një fjalim udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Chamenei e hodhi poshtë kërkesën e Trump për një kapitullim pa kushte duke paralajmëruar SHBA-në në rast të një ndërhyrjeje. Një veprim i tillë mund të krijonte dëme të pariparueshme. Shqetësimi tek shumë në SHBA është, se mbi 40.000 ushtarë të SHBA-së në rajonin e Lindjes së Mesme mund të shënjestrohen për sulme të mundshme hakmarrjeje të Iranit. Strategu për gjeopolitikë në BCA Research, Marko Papic, deklaroi në CNBC, se SHBA mund të ndërhyjnë direkt, por edhe mund të kufizohen vetëm me një goditje të qëllimshme. “Të sulmosh një kompleks bërhamor dhe pastaj t‘i sinjalizosh diçka tjetër Teheranit. “Unë e konsideroj çështjen si të mbaruar. Na lini të bisedojmë.” Në këtë rast për Iranin do të ishte një rrezik i madh, që të reagonte me zgjerimin e konfliktit, sipas vlerësimit të strategëve. Pra ka shumë spekulacione lidhur me hapat e mëtejshëm të SHBA-së. Nëse Donald Trump ndërkohë ka vendosur, është ende e paqartë pas deklaratave të një dite më parë të tij./DW

    https://radar.al/na-bashkoi-nje-liber-ne-target-ilir-alimehmeti-rrefen-historine-e-dashurise-me-serlen-une-sdija-ku-ishte-padova/

    Prej 4 ditësh e zhdukur/ Adoleshentja shqiptare në Greqi dyshohet se është rrëmbyer

    Ajatollah Ali Chamenei SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në rast të aneksimit të Groenlandës, politikani gjerman Hardt sugjeron bojkotimin e Kupës së Botës në SHBA

    January 17, 2026

    Ambasadori Gonzato: Bullizmi kibernetik kërcënim në rritje për fëmijët

    January 17, 2026

    Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

    January 17, 2026

    Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.