Site icon Informohu siç duhet

Trump: Mund të rifillojnë bisedimet me Iranin brenda pak ditësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë për rifillimin e bisedimeve me Iranin në ditët në vijim.

Në një komunikim me tabloidin New York Post, Trump u përgjigj shkurt ndaj një pyetjeje mbi gjasat që negociatat të zhvillohen brenda 36 deri në 72 orëve të ardhshme: “Është e mundur! Presidenti DJT”.

Deklarata vjen një ditë pasi ai njoftoi zgjatjen e armëpushimit, me qëllim krijimin e hapësirës për negociata me Teheranin, pa përcaktuar një afat të ri për përfundimin e tij.

Zhvillimet po ndiqen nga afër në arenën ndërkombëtare, pasi çdo sinjal për rifillimin e dialogut shihet si një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve mes dy vendeve.

Exit mobile version