Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    DETAJE nga vr*sja e Ermir Dedjas: U qëllua duke ecur në trotuar

    Pjesë e grupeve kriminale. Dalin PAMJE nga vendi ku u vr* Ermir Dedja

    E trishtë! Ndahet nga jeta ish-zv.ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: Me dekret më shumë krenari kombëtare në muzetë e SHBA

    April 1, 2025
    Demo

    “Make America Great Again” – Presidenti i SHBA Trump dëshiron që motoja e tij të zbatohet edhe për muzetë. Trump beson se historia e SHBA-së shpesh prezantohet aty shumë negativisht.

    Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon modifikime në programin e muzeve të famshme të Instituticionit Smithsonian. Sipas tij historia e SHBA-së duhet të paraqitet më pozitivisht, me rrjedhojën e më pak qëndrimeve autokritike dhe më shumë krenarie kombëtare. Republikani akuzon qeverinë e mëparshme nën presidentin, Joe Biden se ka shtrembëruar ideologjikisht historinë e SHBA-së dhe në këtë mënyrë e ka portretizuar atë shumë negativisht.

    Zëvendëspresidenti i SHBA,  JD Vance tani do të ngarkohet me rivendosjen e “të vërtetës dhe arsyes në historinë amerikane”, thuhet në dekretin e fundit të politikës kulturore nga Trump. Në të ardhmen, nuk duhet të shpenzohen më para për ekspozita që përçmojnë “vlerat e përbashkëta amerikane”.

    Historia e SHBA-së është prezantuar si tejet “seksiste dhe raciste”

    Trump ka në shënjestër Institutin Smithsonian, një rrjet prej 21 muzesh dhe 14 institucione arsimore dhe kërkimore. Smithsonian është kompleksi muzeor më i madh në botë. Shumë nga muzetë gjenden në kryeqytetin e SHBA-së përgjatë Qendrës Kombëtare midis Monumentit të Uashingtonit dhe Kapitolit të SHBA. Hyrja në muzetë e famshëm është falas.

    Sipas presidentit, historia e SHBA-së në tërësi paraqitet shumë “raciste, seksiste, shtypëse ose ndryshe me mangsësi të pakthyeshme” dhe se Institucioni Smithsonian kohët e fundit ka përhapur ideologji përçarëse, me mesazhin, se vlerat e SHBA dhe perëndimore janë të dëmshme. Si shembull konkret, dekreti përmend ekspozitën “The Shape of Power: Stories of Race and American Sculpture” në Muzeun Amerikan të Artit Smithsonian. Në ekspozitë mbahet qëndrimi, se Shtetet e Bashkuara “kanë abuzuar me konceptin e racës për të krijuar dhe mbajtur sisteme të pushtetit, privilegjeve dhe shfuqizimit të të drejtave”.

    Një dekret politik i këtij lloji konsiderohet i paprecedentë. Trump po përpiqet të ndryshojë rrënjësisht SHBA-në edhe në fushën e kulturës. Shtrohet pyetja, nëse  presidenti e ka në të vërtetë kompetencën për të vënë në dyshim pavarësinë e muzeve dhe institucioneve të tjera kulturore në një mënyrë të tillë. Historiani Samuel Redman, një profesor në Universitetin e Masaçusets, i tha Washington Post se ndërsa ka pasur përpjekje individuale për ndikim në të kaluarën, mbështetja financiare dhe politike për Institutin Smithsonian ka mbetur e qëndrueshme në të gjitha linjat partiake.

    Institucioni Smithsonian, i themeluar në 1846, financohet rreth 62 për qind nga Kongresi Aeerikan. Fondet e tjera vijnë kryesisht nga donacionet dhe tarifat e anëtarësimit. Një zëdhënëse e Institutit Smithsonian nuk pranoi të komentonte dekretin e Trump. Debati për përpjekjet për ndikim politikën kulturore sapo ka filluar./DW 

    Zëvendëssekretarja e NATO-s takon Sorensenin: NATO-BE, bashkë për stabilitet në Ballkan

    muzetë e SHBA SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    DETAJE nga vr*sja e Ermir Dedjas: U qëllua duke ecur në trotuar

    May 20, 2025

    Pjesë e grupeve kriminale. Dalin PAMJE nga vendi ku u vr* Ermir Dedja

    May 20, 2025

    E trishtë! Ndahet nga jeta ish-zv.ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj

    May 20, 2025

    Këmbimi valutor për sot, 20 maj 2025

    May 20, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 18 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.