Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i vendosur për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke theksuar se të gjithë aktorët kryesorë – përfshirë Vladimir Putinin – dëshirojnë një zgjidhje dhe se bota është e lodhur nga konflikti.
“Lufta do të mbarojë. Ky zotëri dëshiron ta përfundojë, Vladimir Putin dëshiron ta përfundojë, dhe ne do ta çojmë deri në fund,” deklaroi Trump. Ai shtoi se ka përvojë nga gjashtë konflikte të tjera dhe e konsideron këtë sfidë të vështirë, por të përballueshme: “Mendoja se kjo mund të ishte më e lehta, por nuk është. Ka shumë arsye dhe do të diskutohet gjatë.”
Duke folur për rolin e takimit të ardhshëm trilateral me liderët ukrainas dhe rusë, Trump u shpreh: “Mendoj se do të kemi një mundësi të arsyeshme për të përfunduar luftën gjatë atij takimi.”


