Site icon Informohu siç duhet

Trump: E dimë se ku fshihet Khamenei, nuk do e vrasim për momentin

Trump ashpërson masat ndaj studentëve të huaj: Do të kontrollohen imtësisht rrjetet sociale

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të hapur ndaj liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA e di saktësisht vendndodhjen e Khameneit dhe mund ta eliminojë në çdo moment, por për momentin po shmang një goditje të tillë për të evituar përshkallëzimin e konfliktit.

“Ne e dimë saktësisht ku ndodhet ‘Udhëheqësi Suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por për momentin është i sigurt. Nuk do ta godasim (të paktën tani për tani)”, shkroi Trump.

Sipas tij, një ndërhyrje e menjëhershme do të sillte rrezik për civilët dhe trupat amerikane përmes sulmeve hakmarrëse me raketa nga ana e Iranit, por paralajmëroi se durimi amerikan ka kufij.

Në një postim të mëvonshëm, Trump kërkoi dorëzimin pa kushte të Iranit, duke tensionuar edhe më tej klimën tashmë të brishtë në rajon, në mes të përshkallëzimit të fundit mes Izraelit dhe Iranit.

Exit mobile version