Pas më shumë se gjashtë vitesh nga përballja e tyre e fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan sërish, këtë herë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska.
Dy liderët e fuqive botërore zbresin nga avionët e tyre njëri pas tjetrit, për t’u takuar mbi qilimin e kuq. Trump, i buzëqeshur dhe i entuziazmuar, e pret Putinin me një shtrëngim të ngrohtë duarsh, madje duke e shoqëruar me duartrokitje.
Momenti simbolik vazhdoi me hyrjen e të dyve në të njëjtën makinë, duke u larguar drejt vendit ku do të zhvillohet takimi i shumëpritur, i cilësuar nga analistët si një prej episodeve më të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare të viteve të fundit.
BREAKING: President Trump just had a WARM WELCOME and handshake with President Putin – who looks absolutely ecstatic to be in the United States.
They are both walking on the red carpet.
We are so privileged 47 is representing us. pic.twitter.com/s4Cd4bjNxT
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) August 15, 2025


