Site icon Informohu siç duhet

Trump deklaron ‘armëpushim’ ndërmjet Izraelit dhe Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi një “armëpushim të plotë” në orët në vijim, duke thënë, se të dyja palët Izraeli dhe Irani kanë rënë dakord për këtë.

“CONGRATULATIONS TO EVERYONE!” Trump shkroi në platformën e tij Truth Social, se armëpushimi do të arrihet pasi të dyja vendet (Izraeli dhe Irani) “i kanë përfunduar misionet e tyre të fundit në progres!”

Kjo mund të vazhdojë për 12 orë “derisa lufta të konsiderohet e përfunduar!”

“Zyrtarisht Iranido të nisë armëpushimin gjatë 12 orëve dhe Izraeli do të nisë armëpushimin gjatë 24 orëve, në këtë mënyrë zyrtarisht do të marrë fund lufta 12 ditore,” thotë Trump.

“Duke u nisur nga premisa që gjithçka do të funksionojë ashtu si duhet, e që duhet të ndodhë kështu, dëshioij të përuroj të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, që patën këmbënguljen, kurajon dhe inteligjencën për t’i dhënë fund asaj që mund të të quhet, ‘THE 12 DAY WAR,'” (lufta 12 ditore) shkruan Trump./DW

Exit mobile version