Tronditet sërish vendi! Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Bushatit në bashkinë e Vaut të Dejës mbrëmjen e së premtes, 23 gusht.
Gazetari Simon Shkreli raporton se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi” të blinduar.
Policia ka gjetur mjetin në një zonë të braktisur, ndërsa arsyet janë ende të paqarta.
Priten detaje të tjera nga ngjarja.

