Deputetja Flutura Açka e quan të gabuar retorikën që po përdor Partia Demokratike, se kryeministri Edi Rama kërkon të marrë mandatin e 4-ët në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Açka tha me ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor në 26 korrik, PS fiton 15 mandate më shumë se opozita.
“Po të fillosh me retorikën që Edi Rama do ta marrë mandatin e 4-ët, ai do ta marrë edhe këtë mandat të katërt, ti duhet të mendosh dhe të flasësh si fitimtar. është momenti historik që Shqipëria të mos rikthehet në një neodiktaturë me brekushe dhe ngjyra. Kontrolli mbi është më i sofistikuar, por është i njëjti, deri në frymë ne kontrollohemi. Por si do t’ua bëjmë shqiptarëve besueshmërinë? Secili nuk duhet të mendojë për mandatin e tij. Është bërë një dëm i madh duke i dhënë mundësinë me 15 mandate Edi Ramës, historia do t’i dënojë. Pse e kanë bërë? Duhet të ballafaqohen me demokratin e thjeshtë pse e kanë bërë”, tha në rubrikën “Opinion” në News24.


